Shkurt.ch

Në vitin 2050, bota do të ketë 9.7 miliardë banorë

Në Afrikë, nga 1.1 miliard banorë sa ka sot, në vitin 2050 do të ketë 2.5 miliardë banorë

Në vitin 2050 numri i njerëzve në botë mund të mbërrijë shifrën që i afrohet 10 miliardëshit. Në të vërtetë, nga 7.1 miliardë banorë sa ka sot bota, llogaritet se në vitin 2050 do të ketë 9.7 miliardë, ndërsa në fund të shekullit, 11 miliardë njerëz do të popullojnë planein e quajtur tokë.

Këtë konstatim e kanë bërë hulumtuesit e Institutit të Fracës për studime demografike Ined.

Vetëm në Azi, sipas këtij studimi, 37 vjet më vonë do të jetojnë 5.2 miliardë, nga 4.3 miliardë njerüez sa jetojnë sot.

Shteti me më së shumti banorë në botë, Kina, parashikohet që të stagnojë, gjegjësisht numri i banorëve të saj të mbetet ai i sotmi, rreth 1.3 miliard.

Ndërkaq në Afrikë do të ketë një rritje që do të jetë më shumë se dyfishi i numrit të banorëve të sotëm. Nga 1.1 miliard banorë sa ka sot, kontinenti i zi në vitin 2050  do të ketë 2.5 miliardë banorë, vlerëson Ined.