CH-Ballkani

Në vend të profesionistëve pranohen punëtorë krahu dhe kujdestarë të pleqve

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë dhënë 7.500 leje punësimi nga këto vende në fushën e shëndetësisë. Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa në 2016. Personat e kualifikuar janë minorancë

E ashtuquajtura Marrëveshja me Ballkanin Perëndimor u mundëson banorëve të këtij rajoni që të punësohen në Gjermani, shkruan “BR”. Shumë sish janë të punësuar në shëndetësi, por në fakt si kujdestarë të pleqve. Profesionistët janë minoritet, përcjell albinfo.ch.

Më tej media bavareze shkruan se kjo marrëveshje erdhi për të ulur numrin e azilkërkuesve dhe ju dhuroi gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor një mundësi legale punësimi. Sipas ligjit, shtetasit e Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë nevojë për një vizë pune dhe një vend pune për të qëndruar lirshëm në Gjermani. Nuk ka kufi për pagën minimale, njohjen e gjuhës gjermane dhe kualifikimin.

Kujdestarë pleqsh, në vend të profesionistëve

Shumica e ballkanasve punojnë në fushën e ndërtimit dhe më pas vijnë në shëndetësi. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë dhënë 7.500 leje punësimi nga këto vende në fushën e shëndetësisë. Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa në 2016. Personat e kualifikuar janë minorancë. “Rreth tre të katërtat janë kujdestarë pleqsh dhe në fakt shumica vijnë nga Bosnja dhe Serbia.”