Kosova
Në sa shtete Kosova ka konsullata e ambasada?
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, 11 vjet më parë, Republika e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Jashtme, është njohur nga 116 shtete, edhe pse ky numër është kontestuar disa herë, për shkak të raportimeve për “çnjohje” nga disa shtete, si pasojë e lobimit të Serbisë.
Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka hapur misione diplomatike dhe konsullore në 29 shtete. Në 26 nga këto shtete, Republika e Kosovës përfaqësohet me ambasada – në disa prej tyre edhe konsullata, në dy shtete me zyra të veçanta (Serbi dhe Egjipt) dhe në një shtet vetëm me mision konsullor (Danimarkë).
Në aspektin e shtrirjes gjeostrategjike, Kosova është e përqendruar me prani diplomatike në Evropë, ku ka përfaqësim diplomatik në 20 shtete (duke llogaritur edhe Turqinë).
Tutje vjen Azia, ku Kosova është e pranishme në tri shtete, pa përfshirë Egjiptin, shtet i cili pos Azisë, me pjesën më të madhe të territorit, shtrihet në Afrikë. Shteti tjetër i vetëm afrikan në të cilin Kosova ka ambasadë, është Senegali.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











