Bota
Në Kubë rrëzohet një meteor
Një meteor ka rënë me zhurmë të madhe në perëndim të ishullit, pa shkaktuar ndonjë dëm të madh, shkruajnë mediat e huaja, informon Albinfo.ch.
Në Kubë, të premten ka rënë një meteor, duke shkaktuar një shpërthim të zhurmshëm në disa lokalitete në provincën e Pinar del Rio (perëndim), tha një anëtar i institutit kombëtar të astronomisë.
Shumë shtetas kubanë nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë imazhe dhe video të rënies së meteorit, rreth orës 14:00 të kohës lokale (18:00 në Zvicër), të shoqëruar nga një ndriçim, informon Albinfo.ch. Gazetarët nga televizionet lokale kanë publikuar fotot e pjesëve të zeza të meteorit, që ranë në qytetin turistik të Vinales.
Të habitur, banorët kanë dalë në rrugë, dëshmoi nënkryetari i bordit të administratës së Vinales, Osmany Moseguí, duke deklaruar se nuk është regjistruar asnjë i plagosur, informon Albinfo.ch. “Gurët kanë rënë”, shtoi ai, “më i madhi prej tyre rreth 20 – 30 centimetra” – “duke lënë gjurmë të rënies së tij” në një rrugë që çonte në një atraksion turistik të qytetit”, shtoi ai.
Përveç Vinales, shpërthimi është dëgjuar edhe në qytetet e Consolacion del Sur, Minas de Matahambre dhe Martinez, njoftoi agjencia kubane e lajmeve (ACN).
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












