Kosova
Në Kosovë pritet ulje e interesit për kredi
Norma e interesit për kredi do të ulet gjatë vitit të ardhshëm, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Mehmeti ka theksuar se 70% e kredive u dedikohet bizneseve dhe kjo tregon rolin e sektorit bankar në mbështetje të ekonomisë së vendit.
Sipas tij, përmes kësaj uljeje do të lehtësohet qasja në financa në sektorin bankar dhe, në anën tjetër, do të rritet edhe shkalla e ndërmjetësimit financiar.
“Sa u përket normave të interesit në kredi kemi zhvillime pozitive në këtë kontekst, për faktin se me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion norma efektive e interesit në kredi për biznese dhe ekonomi familjare shënon 6.34%. Nëse e shohim normën efektive të interesit të kredive vetëm për biznese shënon 5.85%, derisa nëse shohim normën efektive të interesit për kredi hipotekare shënon prej 4 deri në 5%. Kjo ka bërë që të rritet dhe të lehtësohet qasja në financa në sektorin bankar dhe, në anën tjetër, të rritet edhe shkalla e ndërmjetësimit financiar”, ka thënë Mehmeti.
Depozitat arrijnë në mbi 3 miliardë euro, ku 70% e tyre i përkasin ekonomike familjare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












