Kosova
“Në Kosovë ka shumë të papunë e shumë punëtorë janë të keqpaguar e të keqtrajtuar”
“Më 1 Maj 2019 jemi shumë të papunë e shumë punëtorë të keqpaguar e të keqtrajtuar. Ta ndryshojmë situatën, të bëhemi të gjithë punëtorë, që punësimi e pagat e mirëqenia për të gjithë të rritet!”, tha Kurti
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e Punëtorëve deklaroi se në Kosovë ka shumë të papunë e shumë punëtorë janë të keqpaguar e të keqtrajtuar.
Në një postim në Facebook, ai tha se Kosova nuk bëhet pa punë andaj na duhen punëtorët, për të zhvilluar e ndërtuar Kosovën, sepse siç thotë ai çdo e ardhme tjetër do të ishte e shkretë.
Kurti tha se krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar.
“Punëtorët dhe sindikalistët kanë dhënë shumë për vendin tonë, një rast i theksuar është ai i heroit të kombit, Hamëz Jasharit, i cili ka qenë anëtar i kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Industrisë së Metaleve. Edhe shumë prej heronjve e dëshmorëve tanë të tjerë ndër dekada kanë qenë ja punëtorë, ja studentë. Ashtu si ish luftëtarët, të cilët 20 vite pas luftës e shohin ëndrrën e tyre teksa keqpërdoret, edhe ish punëtorët e fabrikave të dikurshme e shohin me dëshpërim papunësinë e madhe që ka kapluar Kosovën sot”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Kurti u shpreh se do të kishte dashur që sot të fliste për të drejtat dhe mirëqenien e punëtorëve, por ai pyet sa është e mundur kjo në kushtet kur çdo i dyti është i papunë? “Sidomos gratë e të rinjtë në përqindje dërrmuese janë pa një vend pune”, u shpreh ai.
Kreu i VV-së tutje gjendjen në Kosovë e quajti paradoks, pasi që sipas tij, nga njëra anë vendi është i pazhvilluar dhe i parregulluar e ka nevojë për shumë punë që të ndërtohet, e, nga ana tjetër, Kurti tha se papunësia ka prekur majat, dhe ata pak që punojnë trajtohen keq, pa kushte të punës së dinjitetshme e me rroga të cilat nuk mjaftojnë për të siguruar jetën?
“I vetmi shpjegim i qëndrueshëm, është ky: krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar. T’i kthehemi punës, është e mundshme. T’i përmirësojmë kushtet tona të përbashkëta, e ato vetjake, po ashtu është e mundshme. Por duhet t’i kthehemi prodhimit dhe investimeve që gjenerojnë punësim, dhe politika duhet të ndalë së qeni biznes, dhe shteti duhet të ndalë së pasuri biznese të oborrit qeveritar që kujdestarojnë mbi tenderët publikë”, shkroi Kurti.
Albin Kurti u shpreh se papunësia e qytetarëve tanë nuk është fatkeqësi natyrore, nuk është as pasojë e historisë dhe as nuk e ka kulturën për shkak. “Populli ynë është punëtor dhe duarartë, i njohim e i dimë gratë e burrat tanë se sa mirë punojnë në vendet ku mërgojnë. Në këtë ditë të Një Majit, ka ardhur koha ta mendojmë seriozisht Alternativën e VETËVENDOSJE!-s për kthimin e punës dhe të punëtorëve në Kosovë. Revitalizimi i Trepçës dhe i industrive, zhvillim i mençur i infrastrukturës duke ruajtur mjedisin, sundim i ligjit dhe luftim i korrupsionit, Fond Sovran dhe Bankë Zhvillimore, drejtim dhe ndihmë për investimin privat që merret me prodhim. E duke mos harruar punëtorët e së ardhmes, favorizim i teknologjisë informatike/kibernetike, për ta bërë rininë e talentuar të Kosovës pjesë të zhvillimit tonë”, u shpreh i pari i VV-së.
Ai në fund tha se Kosova ka shumë nevoja dhe defekte, prandaj ka mundësi për shumë vende pune. “Më 1 Maj 2019 jemi shumë të papunë e shumë punëtorë të keqpaguar e të keqtrajtuar. Ta ndryshojmë situatën, të bëhemi të gjithë punëtorë, që punësimi e pagat e mirëqenia për të gjithë të rritet!”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri















