Koronavirusi: çast pas çasti
Në Itali rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi
Në Itali është rritur përsëri të shtunën numri i të vdekurve nga koronavirusi prej 21 prillit, pasi ka regjistruar 474 viktima, për dallim nga 269 një ditë më parë.
Agjencia për Mbrojtje Civile ka raportuar se numri total i të vdekurve ka arritur në 28,710, njëherësh shifra më e madhe e viktimave në Evropë.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave në nivel global, mbi 65,000.
Mirëpo, shifrat e rritura mund të përbëjnë lajme pozitive, ka thënë e përditshmja italiane, La Repubblica, pasi 282 vdekje që nuk janë raportuar në muajin prill, janë shtuar në të dhënat e fundit.
Nëse konfirmohet, atëherë shifra ditore e vdekjeve i bie të jetë 192, duke shënuar ditën e parë që numri i viktimave ka rënë nën 200, prej 14 marsit, është thënë në shkrimin e kësaj gazete.
Ky lajm vjen vetëm dy ditë para se Italia të lehtësojë masat e izolimit të vendosura shtatë javë më parë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Nga 4 maji njerëzit do të lejohen të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërkohë që do të hapen edhe parqet dhe fabrikat.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












