Koronavirusi: çast pas çasti
Në Itali bie dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus
Sot Italia ka shënuar ndjeshëm rënie të numrit të infektuarve me pandeminë e koronavirusit.
Madje sipas autoriteteve shtetërore, numri i sotëm i të infektuarve është më i ulëti qysh më 10 mars, kur sëmundja ka nisur të marrë hov në pjesën veriore të Italisë.
Në 24 orët e fundit janë regjisturar 2,256 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Agjencia për Mbrojtjen Civile.
Sipas saj, edhe 454 pacientë kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke e rritur në 24,114 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Italia, një ndër vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi, ka regjistruar në total 181,228 të infektuar.
Prej tyre, 48,877 janë shëruar.
Derisa ky vend prin me numrin më të madh të viktimave në Evropë, Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve: mbi 200,000.
Në aspektin global, Shtetet e Bashkuara prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe të viktimave, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










