Koronavirusi: çast pas çasti
Në Gjermani rritet lehtë shkalla e infektimit me koronavirus
Autoritetet gjermane raportuan për rritje të lehtë të nivelit të riprodhimit të virusit.
Instituti Robert Koch tha të martën se niveli i riprodhimit është rritur nga 0.9 sa ka qenë së voni në 1.0.
Çdo shifër nën 1 nënkupton se virusi është duke rënë, ndërsa gjithçka mbi 1 do të thotë se po rritet.
Në fillim të marsit, niveli i riprodhimit ka qenë 3.0, ndërsa më 8 prill ka qenë 1.3.
Instituti Robert Koch për sëmundje infektive tha të martën se ka regjistruar edhe 1,144 raste të reja me koronavirus, që e rrisin në 156,337 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gjermani.
Sipas burimit të njëjtë, numri i viktimave u rrit për 163, në 5,913.
Kur ka njoftuar për lehtësimin e masave të izolimit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka bërë të qartë se edhe ndryshimi më i vogël në nivelin e riprodhimit të virusit mund ta ndikojë përgjigjen e qeverisë.
Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me mbi 20,000 të vdekur.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











