Lajme
Në Gjermani dhe Austri, dy persona humbin jetën nga fishekzjarrët
Mediat në Gjermani dhe në Austri raportojnë se kanë humbur jetën dy persona nga përdorimi jo i duhur i fishekzjarrëve. Ndërkohë edhe në Holandë jë 12-vjeçar nuk ka mundur t`u përballojë plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani dhe pjesë të mëdha të Francës fishekzjarrët u ndaluan të shiteshin para fillimit të vitit, për të mos ngarkuar më shumë emergjencën dhe spitalet me njerëz të lënduar. Përkundër këtij vendimi, mund të dëgjoheshin fishekzjarre dhe mund të shiheshin raketa, besohet se ato janë blerë në mënyrë ilegale. Përplasja me fishekzjarre, me sa duket u bë në mënyrë ilegale dhe u kushtoi me jetë dy personave.
Në Hennef afër Bonit (North Rhein-Westphalia), një burrë pësoi një aksident fatal në festën e Vitit të Ri. Nga policia për “Bild” deklarojnë se një 37-vjeçar u plagos për vdekje nga përdorimi jo i duhur i fishekëzjarrëve. Për shkak të plagëve të rënda, ai nuk është identifikuar. Në të njëjtin aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër.
Një tjetër fatalitet është raportuar në Austri. Sipas “ORF”, një 23-vjeçar u plagos për vdekje nga mjete piroteknikë.
Tre persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Një 12-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë natës së Vitit të Ri në Holandë. Një tjetër djalë pësoi lëndime të rënda në komunitetin Haaksbergen jo shumë larg Enschede, siç raportoi agjencia e lajmeve ANP. Sipas informacioneve, fëmijët i kishin përdorur vetë fishekzjarret. Policia ende nuk e ka të qartë se si ka ndodhur ngjarja.
Disa persona mbetën të plagosur, mes tyre një 11-vjeçar
Siç njoftojnë zjarrfikësit, dymbëdhjetë personat nga lëndimet e marra kanë kërkuar ndihmë nga institucionet shëndetësore.
Sipas zjarrfikësve, i plagosuri më i ri në moshë është një djalë njëmbëdhjetëvjeçar.
Në Shtutgart, rreth mesnatës në qendër të Schlossplatz, janë përleshur me policinë disa persona të cilët e festonin Vitin e ri.
Policia tha se kanë përdorur sprej për të shpërndarë turmën. Një polic ka pësuar një goditje dhe dy të tjerë janë plagosur lehtë.
Megjithatë, në Gjermani situata kryesisht ishte e qetë:
“Aty-këtu kishte disa fishekzjarre, aty-këtu kishte grindje të vogla”, tha një zëdhënës i policisë në Hamburg.
Fillimi i vitit 2022, sipas policisë, ishte “më e qetë se zakonisht” në lagjen Connewitz të Leipzig. Dy vjet më parë kishte pasur trazira të rënda atje. Edhe në këtë natë ka pasur përplasje, policia ka intervenuar me forca të shtuara. 300 deri në 500 persona kanë bllokuar rrugën duke e djegur një karrocë. Kurse, rreth orës 02:00 situata ishte marrë nën kontroll të Policisë. Nuk ka pasur të lënduar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












