Bota
Francë: Mbyllen dhjetëra shkolla për shkak të temperaturave të larta
Franca ka filluar të mbyllë dhjetëra shkolla për shkak të një vale të nxehtë që ka kapluar vendin. Ndërkaq, të enjten temperaturat pritet të rriten në mbi 40 gradë Celsius në disa rajone.
Rreth 50 shkolla në rajonin e Essonne në jug të Parisit po mbyllen, për shkak se nuk kanë ajër të kondicionuar të mjaftueshëm, shkruan BBC, përcjell në shqip albinfo.ch.
Transmetuesi franzec BFMTV njoftoi se gjatë së enjtes do të mbyllen edhe disa shkolla në regjionet Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne afër Parisit.
Në disa pjesë të Spanjës verilindore i nxehti pritet të arrijë deri në 45 gradë Celsius të premten. Gjermania dhe Italia ende kanë temperaturat nën 40 gradë.
Ajri jashtëzakonisht i nxehtë raportohet se ka ardhur nga Sahara.
Në Zvicër po ashtu po bën shumë nxehtë, por autoritetet insistojnë që shkollat të mbeten të hapura, sepse prindërit që janë në punë nuk mund të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë ditës.
Ndërkaq, zyrtarët francezë kanë vendosur që në Paris dhe në Lyon, nga e mërkura, të lejohen në rrugë vetëm automjetet që krijojnë më pak ndotje.
Shoferëve të Parisit po ashtu po iu ofrohet parking falas, për t’i inkurajuar që të përdorin transportin publik në vend të veturave të tyre.
Gjatë vitit 2003 Franca ishte kapluar nga një valë e nxehtësisë, për të cilën u raportua se shkaktoi mijëra vdekje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









