Integrimi
Në Ditën e Refugjatëve promovohet futbolli si mjet për integrim
Është mbajtur turniri i futbollit “të rrugës” në të cilin kanë luajtur personalitetet prominente të Zvicrës kundër refugjatëve. Ky turnir në fakt paraqet fillimin e një projekti javor përmes të cilit synohet promovimi i integrimit përmes futbollit
Të shtunën, më 18 qershor, që është dita nacionale e Zvicrës kushtuar refugjatëve, në sheshin kryesor të Bernës Bundesplatz është organizuar një manifestim i larmishëm. Në këtë organizim kanë qenë të pranishme organizata të ndryshme të cilat në stendat e tyre kanë ofruar informacione mbi veprimtarinë e tyre që ka të bëjë me refugjatët.
Po ashtu kishte ushqime nga kuzhina të vendeve të ndryshme të botës.
Ndërsa më interesantja ka qenë turniri i futbollit “të rrugës” në të cilin kanë luajtur personalitetet prominente të Zvicrës kundër refugjatëve. Ky turnir në fakt paraqet fillimin e një projekti javor përmes të cilit synohet promovimi i integrimit përmes futbollit. Përveç organizatës për mbrojtjen e refugjatëve “Flüchtlingshilfe” në këtë projekt merr pjesë edhe Liga Futbollistike e Zvicrës dhe një numër klubesh profesioniste të futbollit.
Kampionati Evropian i Futbollit i cili është duke u zhvilluar aktualisht ka shërbyer si një motiv shtesë për organizimin e këtij turniri.
Duke folur në emrin e Sekretariatit të Shtetit për Migracion (SEM), sekretari Mario Gattiker me këtë rast ka thënë se “angazhimi i klubeve të futbollit çon drejt takimeve dhe këmbimeve, të cilat si refugjatëve ashtu dhe shoqërisë zvicerane u sjellin vetëm të mira”.
Në mesin e personaliteteve të njohura që kanë marrë pjesë në turnirin e futbollit të rrugës ka qenë edhe ish futbollisti i famshëm i Nati-t zviceran, Stephane Chapuisat.
18 qershori është shpallur ditë nacionale e refugjatëve në Zvicër, në vitin 1980.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













