Shkurt.ch

Në botë jetojnë 2.2 miliardë të varfër

Ndërsa 1.2 miliard njerëz kanë në dispozicion vetëm pak më shumë se nga 1 frang në ditë

Në gjithë botën jetojnë 2.2 miliardë njerëz që konsiderohen të varfër ose që janë të detyruar të jetojnë me të ardhura tepër të ulëta. Siç bën të ditur një raport i OKB-së për zhvillimin njerëzor, 1.2 miliard njerëz kanë në dispozicion vetëm pak më shumë se nga 1 frang në ditë. Me këtë shumë ata duhet të jetojnë.

Nuk mjafton vetëm çrrënjosja e varfërisë ekstreme, vazhdon më tutje raporti, por dhet parandaluar rënien në varfëri të miliona njerëzve të tjerë. Afër 800 milionë njerëz janë të rrezikuar që në raste fatkeqësishë të kthehen sërish në stadin e varfërisë ekstreme.