Lajme
Ndalohet përdorimi i gëzofit të kafshëve në Kaliforni
Kalifornia është bërë shteti i parë i Shteteve të Bashkuara që e ndalon përdorimin e gëzofit të kafshëve për prodhimin e produkteve të ndryshme të veshmbathjeve

Banorët e Kalifornisë nuk do të kenë më të drejtë që të shesin apo të prodhojnë rroba, këpucë dhe çanta dore nga gëzofi i kafshëve, duke filluar nga viti 2023.
Ky vendim është festuar nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, të cilat për një kohë të gjatë e kanë kërkuar një masë të tillë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka nënshkruar edhe një vendim për ndalimin e shfrytëzimit të kafshëve në cirk, përpos maceve, qenve dhe kuajve.
“Kalifornia është lidere kur bëhet fjalë për mirëqenien e kafshëve dhe sot ky lidership e përfshin edhe ndalimin e shitjes së gëzofit të kafshëve”, tha përmes një deklarate guvernatori Newsom.
Personat që e shkelin këtë ligj do të ndëshkohen me 500 dollarë, ndërsa nëse e përsërisin shkeljen e njëjtë, gjoba do të dyfishohet.
Majin e kaluar, shtëpia e modës “Prada” njoftoi se nuk do ta përdorë gëzofin e kafshëve për prodhimin e veshmbathjeve duke filluar nga edicioni pranverë-verë i vitit të ardhshëm, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri