Shkurt.ch
Ndalesa për ndezje zjarri në ambient të hapur
Në kantonet Vaud, Graubünden dhe Tesinë, ndalimi i ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura është në fuqi prej ditësh
Thatësia e pazakonshme për këtë stinë, që ka kapluar Zvicrën, ka shtyrë autoritetet përgjegjëse në shumë kantone që të ashpërsojnë rregullat për mbrojtje nga zjarri.
Shumica e kantoneve tashmë kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ambient të hapur. Kështu në kantonet Basel dhe Baselland, ku prej më shumë se një muaji nuk janë shënuar reshje shiu ka hyrë në fuqi një ndalesë e ndezjes së zjarreve në pyje.
Një ndalesë e tillë është vënë edhe në regjionet e Thun-it dhe Biel-it në kantonin e Bernës, njofton drs.ch. Aktualisht në kantonet e Cyrihut dhe të Thurgaut nuk ka ndalesa të tilla, ndonëse popullata është lutur që të veprojë me kujdes.
Ndërkaq në kantonet Vaud, Graubünden dhe Tesinë, ndalimi i ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura është në fuqi prej një kohe më të gjatë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











