E-Diaspora
Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Ilir Mustafa

Të hënën, më 3 prill në Annemase të Francës është ndarë nga jeta veprimtari i shquar Ilir Mustafa. Iliri, prej më shumë se 20 vitesh, si i përndjekur politik kishte mërguar në Francë ku i ishte kushtuar veprimtarisë patriotike, në mbështetje të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës. Ai kishte krijuar miqësi e lidhje të fuqishme me politikanë francezë dhe të tjerë, të Evropës përmes të cilëve kishte lobuar për Kosovën. Sensibilizimin me çështjen e Kosovës e kishte bërë në organizatat evropiane me seli në Strasburg e gjetiu, në të cilat kishte qasje të vazhdueshme.
Angazhimi i tij ka sjellë veç tjerash edhe themelimin e asociacionit “Kosova-Ensemble” (Kosova – Së bashku) me seli në Francë. Kjo organizatë e kishte edhe zyrën e saj në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan dhe ka ndihmuar me shumë projekte në këtë qytet e gjetiu.
Iliri ka vdekur në moshën 57 vjeçare pas një sëmundjeje tërëndë e të gjatë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 5 prill, në vendlindjen e tij, në Gjilan.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri