Kosova
Ndahet nga jeta shkrimtari Bajram Sefaj
Prej më shumë se 30 vjetësh Bajram Sefaj ka jetuar në Francë, në zonën në kufi me Zvicrën. Ai ka qenë pjesë e aktiviteteve kulturore të komunitetit shqiptar të Zvicrës
 
                                                                        Të martën në moshëm 83-vjeçare ka vdekur gazetari dhe shkrimtari i njohur Bajram Sefaj. Në një njoftim të publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) theksohet se Sefaj ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, si dhe korrespodent në disa media ndërkombëtare.
Sipas biografisë së tij në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës”, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 2018, Sefaj u lind më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Novosellë të Pejës. Në burime të tjera përmendet 5 janari i vitit 1941 si ditë e lindjes së tij. Ai ka kryer shkollën fillore në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet për drejtësi i mbaroi në Prishtinë.
Prej më shumë se 30 vjetësh Bajram Sefaj ka jetuar dhe krijuar në Francë, gjegjësisht në zonën në kufi me Zvicrën, kështu që ai ka qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore të zhvilluara nga komuniteti shqiptar i Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Kështu, ai në Zvicër ka bërë promovimin e disa prej veprave të tij letrare, si “Parisi kot”etj.
Punoi si gazetar në “Rilindje”, pastaj në gazetën “Vjesnik” të Zagrebit dhe gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës. Me shkrime nisi të merrej në vitet ’60.
“Shkroi kryesisht prozë por edhe poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar librat me tregime: “Tri pika” (1980), “Rruga deri në kallëzim” (1983), “Java ka shtatë ditë” (1983), “Blu dhe gri” (1995), librat me novela: “Shëtitje ëndrrash” (1997), “Sa është ora” (2006) dhe romanet “Parisi kot” (2003), “Terra nulltas” (2009), “Ani çka” (2012). Ka botuar edhe vëllimin me poezi “Në ecje” (2005), si dhe dramën “(S’)ikin dritat” (2011)”, shkruhet në biografi. Po aty shkruhet se nga veprimtaria e tij shumëvjeçare publicistike dhe pjesëmarrja në aktivitete e manifestime të ndryshme, takimet me personalitete të ndryshme, vizitat që u ka bërë shumë vendeve, ka botuar edhe librat publicistikë: “Shenjë kohe – signum temporis (1998), “Gazetaria ime” (2007), “Plot Shqipëri” (2008), dhe “Shpen’ udhëtar” (2014)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
- 
                                                
                             Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright...
- 
                                                
                             Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        









 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                