Shkurt.ch
Nazistët sulmojnë të huajt në Huttwil
Të shtunën në mbrëmje, rrugëve të fshatit Huttwil në kantonin e Bernës një grup ekstremistësh të djathtë kanë rrahur një tamil, kanë skanduar parulla naziste dhe kanë shkatërruar një kioskë döneri
Katër persona me kokë të rruar kanë skanduar nëpër fshatin Huttwil të Bernës parullat e njohura nga koha e nazizmit “Sieg Heil, Sieg Heil” dhe në rrugë të hapur kanë ndjekur me qenin e tyre të madh një tamil si dhe kanë bërë përshëndetjen e njohur të Hitlerit, njoftojnë mediet lokale.
Një videoxhirim që mediet në fjalë e kanë në dispozicion tregon njërin nga personat në fjalë i cili i dehur tapë dhe i egërsuar kërcënon tamilin para stendës së dönerit me fjalët: “herën tjetër do të të mbys”. Aq shumë kishte dalë jashtë kontrollit sa që e kishte goditur edhe shokun me të cilin ishte bashkë në grup.
Shitësi në stendën e dönerit, turku Ibrahim Ekemen ka thënë se i dehuri e ka goditur vitrinën e stendës së tij me një karrige dhe duke e thyer atë dhe duke shkatërruar stendën. Njëri nga punëtorët e tij me këtë rast ka pësuar lëndime në një gisht.
Para se të sulmonin, katër ekstremistët kishin festuar një ditëlindje në një restorant të afërm, ku kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli. “Kur njëri prej tyre e pa aty një tamil iu sul atij duke e rrahur vetëm nga urrejtja ksenofobike, ka treguar një dëshmitar i ndodhur aty. Pikërisht ai tamil iku prej aty dhe u fsheh në stendën e dönerit.
Policia ka ndaluar me ketë rast katër personat, me vendbanim në kantonet Bernë, Friburg e Cyrih. Ajo ka konstatuar se njëri prej të ndaluarve ka pasur 3 promil alkool në gjak.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










