Kosova
Nagavci: Thaçi në dialog, aventurë personale
Arbërie Nagavci, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë shkon pa mandat nga Kuvendi e pa legjitimitet e kredibilitet për të udhëhequr dialogun. Sipas saj, Thaçi në dialogun me Serbinë vazhdon vetëm “aventurën personale”.
“Takimi i së enjtes tregon ngutjen e Thaçit për takim me Vuçiqin. Ishte paraparë më 11 nëntor, por po ndodh më herët dhe është me rëndësi të përsëritet se Thaçi po shkon pa mandat nga Kuvendi dhe pa legjitimitet e kredibilitet për të udhëhequr dialogun dhe po vazhdon aventurën që ka më shumë se gjashtë vjet që e ka filluar”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së. Sipas saj, as koalicioni qeverisës nuk është i interesuar të ndalë Thaçin, pavarësisht deklaratave edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës se nuk pëlqehet një “korrigjim kufijsh”, përcjell albinfo.ch.
“E pamë edhe deklaratën e fundit të sekretarit të OKB-së që tha se mund të jetë problem për Ballkanin dhe më gjerë. Kjo e bën të qartë se Thaçi po e dërgon vendin në drejtim të gabuar. Është projekt individual, aventurë e tij”, ka thënë Nagavci. Sipas saj, Thaçi e ka dëshmuar disa herë se me vetiniciativë i ka sjellë Kosovës marrëveshje të dëmshme. Mes tjerash, Nagavci ka shtuar se Kuvendi duhet të përkrahë rezolutën e propozuar nga opozita për ndalim të negocimit për kufij.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












