Lajme
Mynih: Konferenca e Sigurisë fton në një panel Kurtin, Vuçiq dhe Ramën

Në Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.
Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ulen së bashku në një panel. Por, në panelin që mbahet pasidtën e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.
(Mos)Koordinimi
Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten (13.02) presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut, e cila zgjat deri ditën e dielë (16.02). Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”
Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit, erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”.
Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti do të takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngarkuar i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimet e presidentit
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në Gjermani do të takohet me dy senatorët amerikanë – Ron Johnson e Chris Murphy, të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale. Presidenti do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak (i cili është përmendur edhe si kandidat i mundshëm për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd).
Nga burimet e DW mësojmë se takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë edhe kryeministri i ri, Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij. Kurti do të vijë më vonë në Mynih, pasi të enjten (13.02) ka pasur aktivitete edhe në Prishtinë. Deri tani nuk dihet nëse kryeministri dhe presidenti do të kenë konsultime eventuale në Mynih, para takimeve dhe panelit të së premtes.
Temat kryesore në Konferencën e Sigurisë, të cilën e organizon për vite me radhë ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger (dikur edhe përfaqësues i BE-së në dialogun e Vjenës mes Kosovës dhe Serbisë), sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesërmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeir, (deri tani nuk ka të dhëna se në konferencë do të vijë edhe kancelarja Angela Merkel), presidenti i Francës Emanuelle Macron, ministri i Jashtëm amerikan, Pompeo, ai rus Lavrov, presidenti i Ukrainës Selenskyj, shumë politikanë të njohur gjermanë, evropianë dhe botërorë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se me një operacion të Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare