Futboll
Mustafi, i kënaqur me 4 pikë në 2 ndeshje derbi
Mesfushori i Liverpollit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar sërish për Liverpoolin në fitoren 1:3 ndaj Burnleyt.
Shaqiri që këtë ndeshje ishte titullar, e po ashtu ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë për “The Reds”. Ndërsa ka shënuar golin e tretë të Liverpoolit në minutat shtesë, në një ndeshje që rezultoi të jetë e vështirë për skuadrën që po lufton për titullin e kampionit. Ishte ky goli i tretë i Shaqirit për skuadrën e tij të re.
Ndërsa në derbin mes Manchester United dhe Arsenalit ka shënuar gol Shkodran Mustafi, por që nuk ishte i mjaftueshëm për fitore, pasi takimi përfundoi pa fitues me rezultat 2:2. Kjo ishte ndeshja e 20-të e Arsenalit pa humbje.
Pas ndeshjes Mustafi ka thënë se për ta ishte me rëndësi që kanë vazhduar pa humbje. “Katër pikë për ne në dy ndeshje derbi nuk është keq. Ndeshja ishte e hapur dhe të dyja skuadrat patën raste, por ne mendoj se ishim më të mirë, kishim më shumë shanse dhe e kontrolluam ndeshjen. Mendoj se ishim pak të pafat. Do vazhdojmë të mësojmë nga gabimet që të përmirësohemi”, ka thënë Mustafi.
Në këtë ndeshje mungoi Granit Xhaka, pasi ishte i suspenduar pas 5 kartonëve të verdhë. Edhe Florent Hadërgjonaj ishte titullar dhe luajti 90 minuta në humbjen e ekipit të tij si mysafir i Bournemouthit.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












