Lajme
Mustafa: Nesër të hiqet tarifa, ashtu siç po kërkon Amerika
Mustafa ka shtuar se përmes taksës, Serbia po paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro heqjes së taksës ndaj mallrave serbe. Mustafa ka shkruar në Facebook se SHBA është aleati më i fuqishëm i Kosovës, prandaj duhet të respektohet kërkesa që taksa të hiqet. Ai ka theksuar se partia e tij e mbështet plotësisht heqjen e menjëhershme të tarifës.
Mustafa ka shkruar se që nga fillimi i vendosjes së taksës, ka theksuar se tarifa së pari 10 për qind e pastaj 100 për qind, e caktuar nga Qeveria Haradinaj, nuk kishte arsyetim ekonomik, por ishte vënë për t’u mbrojtur nga dështimet, sidomos në politikën e jashtme.
“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, i dha tarifës dimension të kushtëzimit të dialogut. Prandaj kur doli në pah mundësia e pazareve me territorin ndërmjet dy presidentëve, atij të Serbisë dhe të Kosovës, tarifa rrëshqiti në levën e pengimit të këtij dialogu të dëmshëm. Atëherë e kam përkrahur ish-kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e tarifës”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka shtuar se përmes taksës, Serbia po paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare.
“Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar të Komisionit Evropian dhe sidomos pas angazhimit shumë aktiv të SHBA-së me përfaqësuesin special të Presidentit Trump, ambasadorin Grenell, tarifa objektivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike. Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës”, ka shkruar ai.
Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se SHBA dhe BE mund ta bindin Serbinë që përmes procesit të dialogut ta njohë shtetësinë e Kosovës.
Mustafa shkruan se do të duhej që në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të hënën, deputetët të votojnë pro heqjes së taksës, ashtu siç po kërkon Amerika.
“Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do t’i japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të. Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-ja për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














