Kosova
Mustafa: LDK nuk merr pjesë në dialogun me Serbinë, as me Thaçin as me Qeverinë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se LDK nuk do të marrë pjesë në dialogun.
“LDK e ka thënë qartë se tani në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka thënë se janë duke punuar për zgjedhje të parakohshme.
“Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse LDK ndan bindjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës se qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj. Deri në shpartallimin e këtij koalicioni, LDK nga këndi i opozitës do të mbroj interesat e vendit, në bashkëpunim edhe me partitë e tjera që i qëndrojnë besnike opozitarizmit”, ka thënë Mustafa.
Tutje sipas Mustafës, LDK ka filluar të intensifikoj punën Brenda organizatave vendore të LDK-së.
“Nga ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së. Po diskutojmë për prioritetet, të cilave duhet tu përmbahemi si LDK në komuna dhe në nivel qendror, për ndryshimet që duhet të ndodhin, në mënyrë që Kosova të qeveriset mirë e pa korrupsion. Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












