Lajme
Musk konsultohet me ndjekësit e tij, i pyet se a duhet t’i shesë 10 % të aksioneve
Ai mori më shumë se 700,000 përgjigje brenda një ore pasi e postoi, me gati 56% të të anketuarve që miratuan propozimin për shitjen e aksioneve.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, pyeti 62.5 milionë ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.
“Shumë është folur kohët e fundit për fitimet e parealizuara që janë një mjet për shmangien e taksave, kështu që unë propozoj të shes 10% të aksioneve të Tesla-s”, shkroi Musk në një postim në Twitter, duke iu referuar një “takse miliarderësh” të propozuar nga demokratët në Senatin amerikan, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Musk shkroi në Twitter se do t’u përmbahej rezultateve të sondazhit. Ai mori më shumë se 700,000 përgjigje brenda një ore pasi e postoi, me gati 56% të të anketuarve që miratuan propozimin për shitjen e aksioneve.
Shitja e 10% të aksioneve të tij do të arrinte afërsisht 21 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të Reuters. Komentet nga Musk vijnë pas propozimit në Kongres për të taksuar pasuritë e miliarderëve për të ndihmuar për axhendën sociale dhe të ndryshimeve klimatike të Joe Biden.
“Vini re, unë nuk marr rrogë në para ose bonus nga askund. Unë kam vetëm aksione, kështu që e vetmja mënyrë që unë të paguaj taksat personalisht është të shes aksione”, tha Musk.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













