E-Diaspora
Mushkonja “tigër” arrin në Gjenevë
Autoritetet e Gjenevës thanë që ata kishin pritur që mushkonja të "shfaqej herët a vonë" në kanton
Mushkonjat aziatike “tigër”, të cilat mund të bartin sëmundje të dëmshme, kanë arritur në Gjenevë, thonë autoritetet e këtij qyteti.
Konfirmimi i shkencëtarëve për praninë e saj u bë gjatë muajit shtator, bëri të ditur kantoni i Gjenevës të premten. Ky insekt është parë së fundmi edhe në Schaffhausen dhe Cyrih.
“Mushkonja tigër është një specie veçanërisht e padëshirueshme pushtuese, sepse gjithashtu kafshon gjatë ditës dhe shkakton një reagim më të fortë”, thuhet në njoftimin e kantonit të Gjenevës, shkruan swissinfo.ch, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet kanë aktivizuar një plan kundër mushkonjave. Kjo përfshin rritjen e kontrolleve, pasi mushkonjës i pëlqejnë hapësirat e banuara.
Po ashtu bëhet thirrje për publikun që të kenë kujdes nga mushkonjat. Mushkonja e tigrit u pa për herë të parë në Ticino, në vitin 2003 dhe gjithashtu është vërejtur në Basel dhe Graubünden. Sipas ekspertëve, kjo mushkonjë ka orgjinë nga Azija Jugore, por që tani është përhapur në gjithë Evropën.
Autoritetet e Gjenevës thanë që ata kishin pritur që mushkonja të “shfaqej herët a vonë” në kanton. Sipas tyre, ndryshimi i klimës dhe udhëtimi ndërkombëtar kanë kontribuar në përhapjen e insektit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












