Kosova
Mungojnë të akuzuarit, shtyhet seanca për rastin ‘Pronto’
Në mungesë të shumicës së të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Pronto’ nuk është mbajtur seanca e parë gjyqësore dhe është shtyrë për datën 15 nëntor. Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ministri aktual i Inovacionit, Besim Beqaj, e deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, nuk u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prezentë në gjykatë nuk ishin as katër të akuzuarit e tjerë: Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Nijazi Kryeziu e Fatmir Shurdhaj, përcjell albinfo.ch. Gjykatësi i rastit, Shashivar Hoti, bëri të ditur se mbrojtësi i të akuzuarit Beqaj, avokati Besnik Berisha, paraprakisht ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin se klienti i tij ka pasur të caktuar më herët një agjendë tjetër. Shtyrje të seancës kishte kërkuar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Grabovci, avokati Florent Latifaj, si dhe e akuzuara, Arbenita Pajaziti, të dy me arsyetimin se gjenden jashtë vendit.
Prokurorja Drita Hajdari, kërkoi nga gjykata që herën tjetër këta të akuzuar të sillen në gjykatë me anë të Policisë së Kosovës.
Në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë për këtë rast.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












