Kosova
Kosovë: Nesër, seancë e jashtëzakonshme për Buxhetin 2021
Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.
Në rend dite është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Seanca do të nisë në orën 11:00.
Kjo seancë u ftua me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve, kishte njoftuar në mesjavë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
LDK-ja, që udhëheq me Qeverinë, po kërkon që buxheti të miratohet para se të mbahen zgjedhjet e reja, të cilat janë kërkuar nga Kushtetuesja, bazuar në aktgjykimin për votën e deputetit Etem Arifi.
Më 30 nëntor Qeveria e kishte bartur Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, dhe ai i është proceduar Kuvendit, por nuk është votuar ende. Procedura për nxjerrjen e një ligji të ri të buxhetit do të merrte shumë kohë.
E shpërndarja e Kuvendit rrezikon ta lërë Kosovën edhe pa buxhet në muajin mars.
Në momentin kur shpërndahet Kuvendi ose puna e tij pezullohet, të gjitha nismat ligjore u kthehen sponsoruesve, përfshirë edhe Projektligjin për buxhetin dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare, shkruajnë mediat kosovare, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












