Skip to content

Presidentja Shiroka Pula takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, përcjell albinfo.ch.

Gjatë takimit, Prattipati e ka uruar Presidenten për marrjen e detyrës.

Shiroka Pula, nga ana e saj, ka shprehur mirënjohje për urimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në takim është theksuar rëndësia e forcimit të bashkëpunimit dhe vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve lidhet edhe me përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, zhvillimin e Kosovës dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch.