E-Diaspora
Mundësi shkollimi për të huajt në Itali
15 mijë viza për studime për shtetas të huaj që duan të vijnë në Itali për të marrë një zanat.
Të huajve u hapen dyert falë një dekreti të Ministrisë së Punës, të miratuar bashkë me Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme, që autorizon hyrje të reja për ndjekje kursesh formimi profesional apo për të përmbyllur në Itali një praktikë pune, një formim të nisur në vendin e origjinës.
Siç raporton portali „shqiptariitalise“, për të parën herë vendimi është trevjeçar, pra kuotat e tij mund të përdoren nga viti 2014 deri më 2016-ën.
Në një kohë kur flukset për punë janë praktikisht të bllokuara për shkak të krizës ekonomike, pikërisht formimi profesional mbetet një ndër të paktat kanale akoma të hapura për të hyrë në Itali.
Vendimi i nënshkruar më 25 qershor dhe i botuar në Gazetën Zyrtare më 1 nëntor, i ndan kuotat e hyrjeve si më poshtë:
7.500 hyrje do të jenë për ata që marrin pjesë në kurse formimi, të organizuara nga ente të akredituara, që mund të zgjasin 2 vjet, e që duhet të parashikojnë lëshimin e një kualifikimi apo të një dëshmie mbi kompetencat e fituara.
7.500 hyrjet e tjera do të jenë për ata që duan të bëjnë praktika pune, që duhet të zhvillohen sipas një projekti të miratuar nga autoritetet kompetente.
Të huajt që duan të përfitojnë nga ky vendim duhet të paraqiten në Ambasadën Italiane në vendin e tyre dhe bashkë me kërkesën e vizës, të dorëzojnë edhe dokumentacionin lidhur me kursin apo praktikën e punës që do të ndjekin në Itali.
Kush vjen në Itali përmes këtij kanali ka të drejtën e një lejeje qëndrimi për studime.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








