Shkurt.ch
Müller: Zvicra të forcojë kontrollin kufitar
„Zvicra duhet t`i përshtatet realitetit dhe të intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufij“ ka thënë kryetari i FDP/PLR-së
Kryetari i Partisë Liberale të Zvcrës (FDP/PLR) Philipp Müller kërkon që Zvicra të forcojë kontrollin kufitar. Për shkak të fluksit të madh të refugjatëve që po ia mësyjnë Evropës Perëndimore, shtetet fqinje me Zvicrën tashmë kanë filluar kontrollin e shtuar në kufijtë e tyre prandaj edhe Zvicra duhet të marrë masa në këtë drejtim, ka thënë Müller në një intervistë që i ka dhënë gazetës „NZZ am Sonntag“.
„Zvicra duhet t`i përshtatet realitetit dhe të intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufij“ ka thënë ai. Müller më tutje ka thënë se do ta parapëlqente një zgjidhje gjithevropiane të krizës së refugjatëve por gjithashtu ka theksuar ai “dyshoj se kjo mund të arrihet së shpejti“.
Ai gjithashtu ka sqaruar se kjo që kërkon nuk është tendencë për dalje të Zvicrës nga Schengeni dhe Marrëveshja e Dublinit. „Por është evidente se të gjitha shtetet evropiane po marrin masa për të bërë vendet e tyre sa më pak atraktive për refugjatët“ ka thënë Müller duke arsyetuar se masa të ngjashme është legjitime të marrë edhe Zvicra.
Nga ana tjetër ai ka kritikuar kërkesën e SVP-së për të kontrollit sistemati të kufijve. Kjo është iluzore kur dihet qarkullimi ditor prej rreth 1.3 milionë njerëzve në kufijt që lidhin Zvicrën me vendet tjera, ka thënë kretari i FDP-së.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













