Lajme
Mospajtime rreth vdekjeve të shkaktuara nga vaksina kundër koronavirusit
Raporti i Zyrës Federale të Statistikave që tregon se 19 persona vdiqën si shkak i vaksinimit me vaksinat kundër COVID-19 ka nxitur debat në Zvicër.
Këto statistika po i kundërshton Swissmedic, autoriteti për miratim të mjekësisë. Sipas tyre, nuk është dokumentuar asnjë vdekje e tillë. “Swissmedic po kërkon një lidhje të mundshme shkakësore. Për të arritur këtë qëllim, ne po kërkojmë të gjitha dokumentet në dispozicion”, thotë Christoph Küng, Shefi i Sigurisë së Barnave në Swissmedic, shkruan 20minuten.
Küng shton se SRF nuk kishte asnjë raport të autopsisë që mund të nxirrnin në një përfundim të tillë. “Aty ku tashmë kemi informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar rastin, ne mund të bëjmë edhe pa autopsi. Dhe duhet thënë gjithashtu se autopsitë nuk arrijnë gjithmonë në një përfundim përfundimtar”, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht studimeve të shumta që janë kryer, në të cilat ishin të disponueshme edhe të dhënat nga autopsia, pothuajse asnjë vdekje që mund t’i atribuohet vaksinimit nuk është vërtetuar deri më tani, sipas SRF. Megjithatë, një lidhje e mundshme nuk mund të përjashtohej kurrë në shumë studime, shkruan 20 minuten.
Të hënën, zyra e statistikave publikoi statistikat e shkakut të vdekjes për vitin 2021. Nga më shumë se 71,000 njerëz që vdiqën, 19 ishin për shkak të vaksinimit kundër Covid, përcjell albinfo.ch.
Në të gjitha rastet nga mjekët është marrë konfirmimi se shkaku i vdekjes nuk ka qenë shoqërues, por është konfirmuar vaksinimi si shkaktar i vdekjes. Kjo është ajo që Rolf Weitkunat, epidemiolog në qeverinë federale, ka thënë për zyrën e statistikave.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











