Integrimi
Mörgeli ironizon me refugjatët shqiptarë, “pa e ditur” se kush janë ata

Deputeti nacional nga SVP/UDC Christoph Mörgeli ka publikuar të mërkurën në facebook një fotografi që tregon turmën e refugjatëve shqiptarë në anijet e eksodit nga viti 1991. Si legjende nën të ai ka shkruar “Profesionistët po vijnë”. Gazeta “Tages Anzeiger” ka reaguar duke e publikuar postimin e Mörgelit dhe duke ia kundërvënë atij qëndrimet e disa politikanëve tjerë eminentë zviceranë, si Martin Landolt dhe Bernhard Gühl nga partia BDP etj.
Postimi i bërë nga Mörgeli për shumëkënd ka kaluar kufirin e shijes së mirë. Fotografia paaqet një anije të stërmbushur dhe krahas saj është komenti”. Profesionistët po vijnë”. Fotografia e publikuar të mërkurën tashmë është parë si nga 5000 miqtë e tij ë facebookut ashtu dhe nga opinioni i gjerë, transmeton albinfo.ch. Ajo është shpërndarë 38 herë dhe ka marrë 190 “like”, shkruan tagesanzeiger.ch. Shefi i SVP-së në parlamentin e Kantonit të Aargaut, Andreas Glarner e ka postuar po ashtu atë foto në fb. Ndërsa kryetari i BDP-së, Martin Landolt në twitter e ka bërë këtë koment: “Edhe ata që kanë nivel tëm ulët mund të fundosen”.
I pyetur nga tagesanzeiger.ch/Newsnet se çfarë ka dashur të tregojë me këtë fotografi, ai ka thënë se ideja është kjo: Zvicra është duke shkuar drejt një katastrofe nëse nuk e ndryshon politikën e saj të azilit. Ajo çfarë ne ofrojmë është skandal. Kush vjen këtu si migrant ekonomik dhe kërkon ndihmë, i kushton Zvicrës më shumë se një shfrytëzues pensioni, thotë politikani i SVP-së dhe sjell si shembull azilkërkuesit eritreanë.
Mirëpo njerëzit që duken në fotografi nuk janë eritreanë por refugjatë shqiptarë nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta. Mörgeli, edhe pse historian me profesion thotë se kontekstin e saktë të fotografisë e ka kuptuar vetëm sot nga gazeta Blick, përcjell albinfo.ch. Por ai e konsideron megjithatë të qëlluar këtë fotografi e cila tregon turmat e refugjatëve shqiptarë duke ikur nga komunizmi.
Fotografia është realizuar më 8 gusht 1991 kur mijëra shqiptarë kishin mbërritur në portin e Barit, në Itali. Regjisori italian Daniele Vicari pati bërë një film dokumentar mbi këtë subjekt dhe e kishte emërtuar “La nave dolce”.
Sipas gazetës Blick kjo fotografi qarkullonte prej sa kohësh në faqet e internetit të disa grupimeve me orientim të djathtë. Atë e kishte përdorur edhe partia gjermane e ekstremit të djathtë NPD. Por Mörgeli këtë të fundit nuk e ka ditur. Dhe ai nuk dëshiron të ketë punë me NDP. Mirëpo, varianti i mbishkrimit në fotografinë e publikuar nga NPD është i ngjashëm me atë të Mörgelit: “Po ngarkohen fuqi të freskëta profesioniste – dhe të gjithë do të vijnë”. Pastaj, vazhdin teksti: “Marria e politikës gjermane të azilit po përhapet me daulle në gjithë Afriken”. Mbetet e paqartë lidhja e foogarfsë konkrete me Afrikë, shkruan tagesanzeiger.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak