Shqipëria
Morën me qira makinën luksoze nga Zvicra dhe tentuan ta shisnin në Shqipëri
Zbulohen nga policia
Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë u proceduan penalisht nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të mjeteve motorike, teksa në kërkim është shpallur dhe një shtetas rumun.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në Shqipëri një automjet të marrë me qira në Zvicër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Brabus”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B. ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas, në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C) e kanë trafikuar në Shqipëri.
Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamuras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











