Kosova
Mogherini pret zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë
Kjo tregon se marrëveshja finalizuese mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet përpara mbarimit të mandatit të Mogherinit dhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme europiane në pranverë 2019.
Ministrja e jashtme e BE-së, Frederica Mogherini shpreson një zgjidhje “gjatë muajve të jashtëm” mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo këto komente i bëri gjatë takimit informal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE.
“Në muajt e ardhshëm, presim që të zgjidhen gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve. Kjo është tepër e vështirë, por jo e pamundur,” tha ajo të premten, shkruan albinfo.ch.
Kjo tregon se marrëveshja finalizuese mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet përpara mbarimit të mandatit të Mogherinit dhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme europiane në pranverë 2019.
Komisioneri i zjgerimit Johanes Hahn në anën tjetër për “APA” theksoi se pret zgjidhje përfundimtare deri në mes të vitit të ardhshëm.
Në kohën kur presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic kanë folur për “korrigjimin e kufijve”, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka kundërshtuar këtë, duke thënë se kjo nuk është “vendosur”, kurse ministrja austriake Karin Kneissl paradite tha se planet e ndryshimit të kufijve sjellin “dyshime të mëdha”.
Megjithatë të gjithë diplomatët janë të hapur të pranojnë një zgjidhje që do sjellte stabilitet në rajon.
Në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Vjenë, sot ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










