Kultura
Mjeshtrit të artit i plotësohet amaneti, varroset pranë vëllezërve Frashëri
Pas 10 vjetësh, Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, ia plotësojnë amanetin piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra. E rivarrosin në Tiranë
Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Fondacionin “Ibrahim Kodra” do t’ia plotësojnë amanetin, mjeshtrit të madh shqiptar të artit, Ibrahim Kodra duke e rivarrosur aty ku e kishte lënë testament, në varrezat afër Liqenit Artificial në Tiranës, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës.
Iniciativën për t’ia çuar amanetin në fund mjeshtrit shqiptar që ishte shpallur “nderi i Kombit” e ka marrë Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. Në një njoftim për media, Ministria e Kulturës bën të ditur eshtrat e piktorit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.
Në njoftim sqarohet se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e Behxhet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh që të prehej në Tiranë’
Ibrahim Kodra ka vdekur dhjetë vjet më parë, në vitin 2006 në Milano, ndërsa është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Ishëm të Durrësit. Atëbotë, për moskoordinim nuk iu plotësua amaneti piktorit të madh shqiptar, që jetën e kaloi në Itali. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
Ministria e Kulturës bën të ditur se Memoriali i vendosur në Ishëm në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojnë në Ishëm dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: “Ishmi është krenar për birin e vet, piktorin e madh, Nderin e Kombit, Ibrahim Kodra (1918-2006), që tani prehet sipas vullnetit të tij në Tiranë, pranë figurave të shquara të kulturës kombëtare”.
Nga moshën 20 vjeçare (1938) Kodra u largua përgjithmonë nga Shqipëria drejt Italisë, ku edhe jetoi deri në fund të jetës (7 shkurt 2006). Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit në datën 12 shkurt.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










