Shqipëria
Mjeku shqiptar vjen nga Amerika për të ofruar shërbime falas
Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida

Profesioni i mjekut më është dukur gjithnjë më i dobishmi, më njerëzori, më i vështiri e më shpresëdhënësi…
I sëmuri e mbledh gjithë dhimbjen në sy dhe mundohet që me një shikim t’ia transmetojë atij që do mund ta shpëtojë, mjekut. E në jo pak raste mjeku nuk i ngre aspak sytë për ta parë e lexuar, shikimi i arrin deri te xhepi i pacientit. Gjithsesi, këtë herë dua të flas për anën humane të mjekësisë, ama duhet të përmendja pak të kundërtën e saj që ta vlerësoj më fuqimisht një veprim të rrallë, shkruan “27.al”.
Para pak ditësh “Altini i Mrizit” (Altin Prenga) postoi në Facebook fotografinë e një mjeku që kishte ardhur nga Amerika me pushime dhe vullnetarisht po bënte kontrolle shëndetësore për bashkëfshatarët. Sikur mu lehtësua pak frymëmarrja e vështirësuar prej një gripi veror. E për të shmangur takimet gjithnjë të pakëndshme me mjekët vendosa ta kaloja në kushte natyrore, pa ilaçe. Dhe sa mirë që mora një “dozë” nga ai postim, përcjell albinfo.ch.
Një doktor që të viziton pa para, po që është lajm…lajm i bukur fort! Me shpejtësinë e tastierës dhe ndihmën e Altinit hyra në kontakt me mjekun Angjelin Shtjefni, shkruan tutje “27.al”.
Doktor Angjelini është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Për një periudhë shtatë vjeçare, nga viti 1987 deri në vitin 1994 ka punuar në zonat më të thella të Pukës, siç i cilëson ai. Ai u emërua nga regjimi komunist për të punuar në fshatrat Tuç, Lak Rroshi e Qafe Bari, menjëherë pasi u diplomua si Mjek i Përgjithshëm në vitin 1987.
Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida. Për disa ditë erdhi në atdhe dhe ofroi falas shërbime shëndetësore për bashkëfshatarët…Mbi të gjitha ofroi shpresë.
“Dëshira për të ndihmuar bashkatdhetarët nuk më ka munguar kurrë, jo vetëm në mjekësi por edhe në fusha të tjera. E realizova këtë vit, qëllimi ishte kompleks, por mesa pashë unë gjatë këtyre tre ditëve, edukimi rreth shëndetit çalonte në mënyrë të theksuar. Pa përmendur vështirësitë ekonomike. Ofrova falas analizat e urinës, sheqerit, kolesterolit, antibiotikë të llojeve të ndryshme, ilaçe për tension të lartë, diabet, alergji, dhimbje artikulare-muskulare, etj. Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të shoh jo vetëm bashkëfshatarët e mi, por edhe të tjerë që kishin dëgjuar dhe erdhën. Gjithçka ishte falas për këdo që kishte nevojë. Ai popull meriton më shumë se sa një recetë dhe se në ç’farmaci të shkojë. Meriton respekt dhe profesionalizëm”, rrëfehet doktor Angjelini.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme