Lajme
Mjeku francez: Ilaçi kundër koronavirusit ekziston dhe është i lirë
"Efikasiteti i klorokinës në trajtimin e pneumonive që shoqërojnë koronavirusin ose Covid-19 është i dukshëm dhe shërues″
Është bërë e ditur se mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi. Kështu është shprehur të martën për AFP-në Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez, përcjell albinfo.ch.
“Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë”, shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive, duke komentuar publikimin e parë mbi këtë studim klinik të tre studiuesve kinezë në revistën BioScience Trends. “Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shton ai.
Po ashtu, artikulli i botuar online më 19 shkurt nxjerr rezultatet e një testi klinik të bërë në më shumë se dhjetë spitale kineze në Wuhan-epiqendra e epidemisë- Pekin e Shangai, për të parë «efikasitetin e klorokinës në trajtimin e pneumonive që shoqërojnë koronavirusin ose Covid-19″.
Rezultatet e deritanishme të vëzhguara te mbi 100 pacientë kanë treguar se fosfati i klorokinës është më efikas se trajtimi i marrë nga një grup krahasues për të penguar avancimin e pneumonisë, për të përmirësuar gjendjen e mushkërive, në mënyrë që pacienti të rikthehet në negativ ndaj virusit, si dhe për të shkurtuar kohën e sëmundjes”, saktësojnë studiuesit kinezë.
“Klorokina është një medikament që kushton lirë dhe nuk ka efekte të dëmshme, si dhe është përdorur që prej 70 vjetësh”, thekson artikulli. Sipas kërkuesve kinezë një mjekim me 500 mg klorokinë në ditë për dhjetë ditë rresht është i mjaftueshëm.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm: ilaçi është shumë i lirë”, shprehet profesor Raoult për AFP-në, duke përgëzuar punën e kërkuesve kinezë në gjetjen e një medikamenti efikas, një mënyrë kjo më urgjente se sa kërkimi i një vaksine, e cila nuk do të ishte e mundur para disa muajsh. I pyetur nga BFMTV nga Roma për këtë trajtim, ministri francez i Shëndetit, Olivier Veran, ka konfirmuar nga ana e tij se kishte biseduar për këtë disa herë me Didier Raoult:
“Ai më ka vënë në dijeni për vëzhgimet e tij dhe studimet ku bazohej. Unë ia kam transmetuar Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit, e cila është duke bërë të gjitha analizat e domosdoshme”. “Dihet se ka disa studime interesante, në fakt, mbi një ndikim in vitro, por studimet mbi pacientin kanë nevojë akoma për t’u përcaktuar”, thekson ministri francez i Shëndetit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?