Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani tregon se kur mund të kemi vaksinën
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë këshillon popullatën dhe profesionistët e shëndetit të RUAJNË QETËSINË ndaj mundësisë së infektimit me koronavirus. Vaksina ndaj koronavirusit është në ardhje, shprehet mjekja shqiptare Aurora Meta, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një bisede nga Hamburgu me A2, Aurora Meta Dollenberg, nënkryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë, bëri edhe një parashikim se kur mund të kemi një vaksinë ndaj koronavirusit.
“Kanë filluar në Gjermani punimet nëpër laboratorë për të zhvilluar vaksinën ndaj tij. Nga eksperienca mund të themi se kur ka pasur influenca, pas dy muajsh është arritur të zhvillohet edhe një vaksinë. Mund të them se përafërsisht të paktën pas katër deri në gjashtë javë duhet të ketë ndonjë rezultat për sa i përket vaksinimit”, tha ajo.
Po ashtu, ajo shpjegoi se pavarësisht se në Gjermani janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi dhe mbi 1200 persona janë infektuar, mjekët atje nuk janë në gjendje alerti, ndërsa jeta vazhdon normalisht. “Nuk duhet lënë pa përmendur se gati 80% e personave të infektuar janë shëruar”, tha ajo. “Edhe pse numri i rasteve pozitiv është në rritje, nuk paraqet alarm për sistemin shëndetësor. Landet janë të përgatitur për përhapjen e virusit. Gjermania nuk është në gjendje alarmi, si Italia”.
Duke bërë apel për sa më shumë qetësi, për të shmangur panikun, Aurora Meta Dollenberg shtoi se koronavirusi është i ngjashëm me gripin. “Baza e trajtimit është izolimi, sepse kapacitetet e spitaleve janë të ulëta. Edhe nga ana mjekësore nuk është e nevojshme që këto persona të qëndrojnë në spitale. Duhet thjesht marrja e sa më shumë lëngjeve, supave, një dietë e pasur me proteina, të cilat mundësojnë prodhimin e antitrupave të nevojshëm ndaj virusit”, tha ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











