Lajme
Mjekët befasohen: i prisnin shtatë, nëna i lindi nëntë foshnja
E rrallë, por një e vertetë që i befasoi mjekët. Pamje të pabesueshme nga brenda një njësie lindjeje në Marok kanë kapur momentin e lindjeve mahnitëse të nëntë foshnjave nga një nënë e vetme – ndërsa të “sapolindurit e parakohshëm” mbijetuan, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave të huaja, mjekët zbuluan se si ata ndihmuan në lindjen e pesë vajzave dhe katër djemve të martën dhe kanë konfirmuar që të nëntë të sapolindurit dhe nëna e tyre Halima Cisse, nga Timbuktu në Mali, aktualisht janë ‘mirë’.
Thuhet se zonja Cisse, 25 kishte pritur të lindte shtatë foshnja, pas skanimeve me ultrazë në Mali dhe Marok, por mjekët u tronditën kur gjetën edhe dy të tjerë kur bënë prerjen cezariane.
Pritet që nëna, burri i së cilës kishte mbetur në Mali, do të kthehet në shtëpi pas disa javësh, me ministren e Shëndetësisë, Fanta Siby, sot që konfirmon se ajo po bën ‘mirë’ pas gjakderdhjes së rëndë dhe një transfuzioni gjaku.
Siç bëhet e ditur, nëna kishte kaluar dy javë në spital në kryeqytetin malian të Bamako, para se të shkonte me aeroplan në Marok në mars për kujdes special.
Ajo lindi para kohe, në 30 javë të shtatzënisë së saj.
Rasti i zonjës Cisse është rasti i tretë i regjistruar ndonjëherë i fenomenit jashtëzakonisht të rrallë, me nënat e mëparshme në Australi dhe Malajzi, duke humbur me trishtim foshnjat e tyre jo shumë kohë pas lindjes.
Dhe, nëse të nëntë foshnjat mbijetojnë – siç shpresohet edhe më tej – lindja do të thyejë rekordin aktual botëror të vendosur nga ‘Octomum’ Nadya Suleman në vitin 2009, e cila lindi tetë foshnja që mbijetuan. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












