Maqedonia
Heiko Maas viziton Shkupin
Ditën e sotme, e martë, vizitave u shtohet edhe shefi i diplomacisë gjermane, socialdemokrati Heiko Maas. Ai do takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov dhe kryeministrin Zoran Zaev, njofton albinfo.ch.
Për rezultatin e referendumit në Maqedoni janë të interesuar personalitetet më me ndikim në Perëndim dhe kjo vërehet me vizitat e shumta që pranon Shkupi zyrtar gjatë javëve të fundit. Ditën e sotme, e martë, vizitave u shtohet edhe shefi i diplomacisë gjermane, socialdemokrati Heiko Maas. Ai do takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov dhe kryeministrin Zoran Zaev.
Parashikohet edhe mbajtje e panel diskutimit ku do të marrin pjesë Mas ku do të flitet për rrugën europiane të Maqedonisë. Maas është funksionari i tretë me radhë nga Gjermania që vjen për vizitë në Maqedoni në prag të referendumit të 30 shtatorit.
Për të rezultuar i suksesshëm referendumi duhet të dalin mbi 50 përqind e votuesve dhe shumica e tyre të rrethojnë përgjigjen “po”. Në rast se dështon referendumi, atëherë Maqedonia rrezikon rrugën euro-atlantike për shumë vite të ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










