Maqedonia
Miratohet dokumenti për anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Në kuadër të Komitetit të përbashkët kuvendar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, e cila sot u mbajt në Strasburg, u miratua dokumenti me të cilën rekomandohet fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimit Evropian, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.
Në miratimin e dokumentit, siç thonë nga MPJ, është konstatuar përparimi në fushat kyçe të qeverisje të së drejtës, sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, reformat në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë të mirë për raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe do të sigurohet klimë pozitive para samitit Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”. -ka thënë zv/ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski, para anëtarëve të Komitetit të përbashkët.
Komitetin e përbashkët kuvendar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendar ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










