Kosova
Ministria e Drejtësisë: Presidenti serb po manipulon me rastin e hetimeve të Ivanoviqit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj, siç ka thënë ai, manipulimeve të shfaqura në opinionin publik nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me procedurat që janë duke u zhvilluar në rastin e hetimeve për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, të cilat paraqesin kërcënim direkt ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që bashkëpunojnë me organet e sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para ligjit.
Ky është reagimi i plotë i ministrit Tahiri:
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si edhe në të kaluarën, po vazhdon të manipulojë opinionin publik lidhur rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Pjesë e këtij manipulimi të radhës është prezantimi që dje presidenti serb i bëri “dokumenteve të pretenduara” të Prokurorisë së Republikës së Kosovës, ku thuhet se si dëshmitare e këtij rasti ka qenë edhe shtetasja Rada Trajkoviq.
Një shfaqje e tillë nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje e ulët për të penguar hetimet në lidhje me zbardhjen e të vërtetës për këtë vrasje.
Në qendër të këtyre orkestrimeve të presidentit Serb është qëllimi për t’i frikësuar dëshmitarët dhe qytetarët serbë të Kosovës që i besojnë sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do të mund të bashkëpunonin me Prokurorinë e Republikës së Kosovës lidhur me hetimin e këtij rasti.
Ky diskurs i paprecedent dhe tendencioz, i cili synon të pengojë me çdo mjet zbardhjen e rastit Ivanoviq, përfshirë me këtë rast shantazhin dhe kërcënimet, është i papranueshëm.
Është i njohur tashmë fakti se kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq janë bllokuar pikërisht në çastin kur dyshimet e bazuara e kanë pasur një adresë, Milan Radojçiqin, i cili relacionet e tij me presidentin e Serbisë Vuçiq i ka aq të ngjeshura dhe direkte.
Kështu, në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, presidenti serb i ofron atij mbrojtje politike. Prandaj ai tenton që në të njëjtën kohë ta manipulojë opinionin publik si dhe ta pengojë punën e organeve kompetente në zbardhjen e të vërtetës.
Mirëpo, pavarësisht këtyre presioneve, qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi.
Kërcënimet e kësaj natyre nga krerët e shtetit serb nuk do ta ndryshojnë dinamikën dhe vendosmërinë e organeve të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për ta zbardhur këtë rast sa më parë që është e mundur.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













