Lajme
Ministria e Diasporës vazhdoi bisedën me shqiptarët e Gjenevës
Të mërkurën në Gjenevë u mbajt “dëgjimi publik” për draftligjin për Diasporën. Me këtë rast, ministri Makolli theksoi gatishmërinë e Ministrisë për të përkrahur komunitetin kosovar në Zvicër.
Para një viti është miratuar Ligji për mërgatën, i cili kishte për qëllim “të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të mërgatës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës” (Neni 1, Ligji për mërgatën e Kosovës). Në lidhje me këtë çështje, albinfo.ch pati titulluar një nga artikujt e saj “Ligji për mërgatën, por pa mërgatën”, me ç’rast kishte ilustruar ndjeshmërinë e shqiptarëve, të cilët ushqenin përshtypjen që sërish po anashkaloheshin. Ndërsa, disa ditë më parë, albinfo.ch publikoi një lajm të ri- “Ligji për mërgatën, por këtë herë me mërgatën”, i cili dëshmonte për dëshirën e kësaj ministrie të punojë bashkë me mërgatën. Sipas komunikatës, Makolli ka deklaruar se sugjerimet dhe vërejtjet e diasporës do të ndihmojnë shumë në hartimin e Projektligjit për Diasporë.
Pra, në këtë kuadër, Ministria e Diasporës, pasi që konsultoi me radhë shqiptarët e Shtutgardit dhe ata të rajonit të Cyrihit, u ballafaqua edhe me mendimet e shqiptarëve të Gjenevës.
Ishin të pranishëm, përpos ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, zyrtarët Besim Kajtazi, drejtori i Zyrës ligjore në Kryeministrinë e Kosovës, Mustafë Xhemali, drejtor në Departamentin e Politikave të Diasporës, Naim Malaj, ambasor i Republikës së Kosovës, si dhe Benjamin Nikoliqi, konsulli i Gjenevës.
Pas fjalës së rastit për hapjen e këtij takimi dhe pasi që zyrtarët prezantuan projektligjin për diasporën e Kosovës dhe shpjeguan qëllimet e tyre, të pranishmit (të cilët nuk ishin edhe aq të numërt) u inkuadruan në bisedë, duke bërë propozimet dhe vërejtjet e tyre. Përveç disa komenteve lidhur drejtpërdrejt me përmbajtjen e draftligjit (qoftë në aspektin gjuhësor, qoftë në atë përmbajtjesor), kjo mbrëmje shërbeu me tepër si tribunë për ndarjen preokupimeve të përfaqësuesve të shoqatave të diasporës.
Siç duket të ketë ndodhur edhe në Cyrih, përfaqësuesit e LAPSH-it morën disa herë fjalën për të theksuar faktin se numri i nxënësve shqiptarë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe ishte në rënie e sipër. Ata u përkujtuan zyrtarëve të pranishëm së deri më tani qeveria kosovare nuk ka bërë asgjë në favor të institucionalizimit të mësimit plotësues në Zvicër. Ndër të tjera, Agim Paçarizi insistoi disa herë pranë qeveritarëve që të ndërmerren masa më konkrete për të shtyrë apo detyruar prindërit të dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.
Në lidhje me përmbajtjen e këtij projektligji u bë fjalë për emërtimin e këtij ligji, a ishte fjalë për diasporën, mërgimtarët, apo shqiptarët jashtë vendit. Gjithashtu u shqyrtua çështja e organit përgjegjës për diasporën, për të cilin u propozua të shkruhet “organi përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën”. Ndërsa pati edhe ndërhyrje më teknike që kishin të bënin ekskluzivisht me aspektin gjuhësor.
Po të njëjtën ditë, nën organizimin e Konsullatës së Kosovës në Gjenevë dhe në zyrat e saj, ministri Makolli takoi delegatin e Zyrës për Integrim të të Huajve të kantonit të Gjenevës, z. André Castella, i cili ndër të tjera theksoi faktin se zyra e tij “ka ofruar organizime të ndryshme të mërgatës shqiptare në Kantonin e Gjenevës”. Ai nënvizoi ndihmën për projekte të ndryshme të Universitetit Popullor Shqiptar “UPSH” dhe për kurse të ndryshme që ndihmojnë integrimin në vendin nikoqir”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












