Integrimi
Ministria e Diasporës organizon kuiz për nxënësit shqiptarë në Austri
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri“ në Austri, organizon kuizin e diturisë me nxënësit e shkollës shqipe në këtë shtet. Kuizi mbahet në qytetin Gleosdorf, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i mbajtjes së kuizeve të diturisë është nxitja dhe motivimi i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe që të mësojnë më shumë për gjuhën, historinë e gjeografinë e vendit të prejardhjes, njofton MDIS.
Ky kuiz do të mbahet më 8 qershor 2019, në orën 11:00, adresa: Forum Kloster, Rathauplatz 5, 8200 Gleisdorf, Steiermark.
Gjatë ditës së djeshme, një kurs i ngjashëm është mbajtur edhe në Itali, kurse gjatë dy javëve të ardhshme, MDIS do të organizojë kuize të diturisë edhe në Zvicër dhe Greqi, në bashkëpunim me lidhjet e mësuesve të këtyre tri vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












