Integrimi
Ministria e Diasporës i dhuron libra shqip bibliotekës zvicerane
"Është kënaqësi e madhe që po dhurojmë libra por kënaqësia do të jetë edhe më e madhe kur këta libra do të lexohen”, u shpreh konsulli Sefa
Të enjten, më 7 qershor, konsulli i Kosovës dr. Sali Sefa me stafin e tij pati një angazhim që dallonte nga rutina e punës së përditshme konsullore. Në vend të plotësimit të formularëve, dhënies së pasaportave dhe dokumenteve tjera, ky staf po përmbushte një detyrim tjetër: dorëzimin e librave në gjuhën shqipe në një bibliotekë zvicerane.
Bëhet fjalë për realizimin e nismës së ministrit të diasporës, Ibrahim Makolli për t`i dorëzuar një numër librash bibliotekës Pestalozi në Hardau të Cyrihut, që drejtohet nga shqiptarja Suela Jorgaqi.
Sot po i dorëzojmë bibliotekës “Pestalozi” një kontigjent prej më shumë se 1200 librash. Është kënaqësi e madhe që po e bëjmë dorëzimin por kënaqësia do të jetë edhe më e madhe kur këta libra do të lexohen”, u shpreh konsulli Sefa në ceremoninë modeste të dorëzimit të librave. Kënaqësinë e shtonte ehde fakti se biblioteka drejtohet tashmë nga një shqiptare.
Librat që po i dhurojmë janë të zhanreve tëndryshme; ka romane, libra historikë, monografi etj. “Por, në përgjithësi, të gjithë janë libra të rinj” thotë Sefa.
Dr. Sefa njofton me tutje edhe për një dhuratë tjetër në trajtë librash që Ministria e Diasporës i ka bërë mërgatës në Zvicër. “Nga ministria ne na janë dorëzuar 16 pako me nga 1310 copë libra secila, të dedikuara për nxënësit shqiptarë këtu. Organizimin e shpërndarjes e kemi marrë ne si konsullatë, dhe do t`ua japim në dorëzim qendrave të LAPSH-it nëpër kantone”, përfundon konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa, i cili në këtë mision shoqërohej edhe nga zëvendëskonsullja Ajmone Veseli.
Ndërsa drejtoresha Jorgaqi thotë se pa këtë kontigjent të ri librash, biblioteka që drejton ajo ka mbi 2000 libra shqip. Por, sqaron ajo, në këtë numër hyjnë edhe cd, dvd, broshura e publikime tjera, të të gjithë zhanreve. Lidhur me numrin e lexuesve shqiptarë që frekuentojnë bibliotekën, Jorgaqi thotë se nuk ka ndonjë shifër të saktë, por interesimi ekziston. “Ka më shumë fëmijë që vijnë për të marrë libra, por pastaj, nëpërmjet tyre vijnë edhe prindërit”, shton ajo.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











