Lajme
Ministri zviceran i Mbrojtjes garanton mbështetje për Kosovën
Ministri zviceran i Mbrojtjes, Guy Parmelin, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë, ndërkaq uroi shtetin më të ri evropian për pranimin në UEFA dhe FIFA
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa falënderoi Qeverinë e Zvicrës për ndihmën e madh që ajo ka dhënë për zhvillimin e Kosovës në shumë fusha, përfshirë edhe sigurinë ku shteti helvetik është i pranishëm me trupat e saj në kuadër të KFOR-it. Këto komente Mustafa i bërë gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me udhëheqësin e Departamentit Federal të Mbrojtjes dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, kryeministri Mustafa e njoftoi mysafirin zviceran për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
Mustafa foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.
“Zvicra ka ofruar përkrahje tejet të madhe për Kosovën në shumë fusha, duke përfshirë ndihmën e madhe që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it kanë dhënë për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve”, tha kryeministri Mustafa.
Ministri zviceran i Mbrojtjes,Guy Parmelin, ndërkaq vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë. Siç thuhet në një komunikatë për media, ministri zviceran i Mbrojtjes ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Zvicrës për avancimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.
Në këtë kontekst, ministri Parmelin shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për proceset evropiane, lidhur me trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, si dhe për transformimin e FSK-së. Ministri Parmelin ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA dhe FIFA, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











