Kosova
Ministri i Shëndetësisë: Javën e ardhshme furnizohen të gjitha komunat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i izolojë tri komuna, Vitinë, Klinën dhe Malishevën, pasi u shfaqen persona të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Tre kryetarët e këtyre komunave kanë deklaruar se kanë nevojë për më shumë ndihma për ta luftuar koronavirusin. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nga dita e martë ose e mërkurë përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të izoluara me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.
Ministri Vitia ka thënë se janë në takim dhe do të koordinohen që gjatë javës së ardhshme, sipas tij, në ditën e martë apo të mërkurë, të përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të Kosovës me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.
Vitia ka thënë se kanë marrë 400 mijë euro nga qeveria dhe do të marrin më shumë veprime në ditët në vijim.
“Nuk e di, gjatë javës, të martën ose të mërkurën pritet me përfundu procedura tjetër me 400 mijë euro që i kemi marrë nga qeveria dhe gjatë javës do të marrin materiale shtesë edhe jo vetëm në këto komuna, por në të gjitha komunat e tjera”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027