Shkurt.ch
Ministrat Parmelin dhe Burkhalter në Konferencën e sigurisë në Munih
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e Qeverisë së Zvicrës, ministri Parmelin do të marrë pjesë në gjithë konferencën ndërsa ai Burkhalter do të jetë aty vetëm më 18 shkurt.
Guy Parmelin, Ministër i Mbrojtjes dhe Didier Burkhalter, Ministër i Punëve të Jashtme do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Munih të Gjermanisë nga 17 deri më 19 shkurt. Kjo konferencë është ndër aktivitetet më të mëdha në botë të kësaj natyre. Ajo u jep mundësi përfaqësuesve më të lartë të qeverive, atyre ushtarakë, ekonomikë e shkencorë për të bërë një debat të thelluar dhe analizë lidhur me sfidat aktuale të politikës së sigurisë.
Në fokus të konferencës së sivjetme janë veç tjerash rendi global i sigurisë, arkitektura e sigurisë evropiane, terrorizmi dhe “cyber” kërcënimet.
Konferenca, nën drejtimin e ambasadorit Wolfgang Ischinger mbahet në kryeqytetin bavarez, në Munih.
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e Qeverisë së Zvicrës, ministri Parmelin do të marrë pjesë në gjithë konferencën ndërsa ai Burkhalter do të jetë aty vetëm më 18 shkurt.
Në margjina të konferencës, ministri Parmelin do të zhvillojë një sërë bisedimesh bilaterale. Ai do të takojë, veç të tjerëve edhe ministrat e mbrojtjes të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Austrisë, Suedisë, Polonisë dhe Singaporit. Ndërsa ministri Burkhalter do të hapë së bashku me ministrin e jashtëm austriak, njëherësh udhëheqës i OSBE-së, Sebastian Kurz në një debat lidhur me rolin e OSBE-së në sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











