Shqipëria
Ministrat dhe kryeministrat e dënuar ndër vite në Shqipëri
Ish-ministri Saimir Tahiri nuk është i vetmi zyrtar që është dënuar me burg në historinë e Republikës së Shqipërisë.
Aredin Shyti, ish-ministër i Brendshëm (nga periudha 11 maj-16 qershor 1991). Ai u arrestua më 25 korrik 1992, pasi u akuzua për vrasje me dashje indirekte të 4 personave si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Po ashtu ai u akuzua edhe për shpërdorimin e detyrës në lidhje me ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa u dënua me 17 vjet burgim.
Vladimir Hysi, ish-ministër i Brendshëm, (në detyrë nga 18 dhjetori 1991-13 prill 1992), i cili u dënua me 1.5 vite burgim. Hysi u arrestua më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, Gjykata e Kasacionit e shpalli Shytin të pafajshëm.
Fatos Nano, ish-kryeministër nga periudha 22 shkurt 1991 deri në 4 qershor 1991. Nano u arrestua më 31 korrik 1993 me akuzën e shpërdorimit të detyrës në favor të të tretëve dhe u dënua me 14 vjet burgim nga gjykatat. Ai qëndroi në burg deri në 13 mars 1997 dhe më pas presidenti i atëherëshëm Sali Berisha e dekretoi faljen e Nanos.
Vilson Ahmeti, ish-kryeministër (nga periudha 14 dhjetor 1991 deri në 14 prill 1992) dhe ish-ministër i Industrisë Ushqimore dhe ish-ministër i Industrisë së Lehtë. Ai u arrestua në mars 1993 për skandalin Arsidi, pasi akuzohej për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe mitmarrje. Ish-zyrtari u dënua me 12 vjet burgim, qëndroi në qeli 1 vit e 4 muaj dhe në arrest shtëpie 8 muaj.
-Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë (nga periudha 11 qershor deri në 6 dhjetor 1991). Brokaj u arrestua më 28 shkurt 1997 me akuzën e organizimit të rebelimit në Jug të vendit. Ai u la nga gjykata në arrest shtëpie.
Safet Zhulali, ish-ministër i Mbrojtjes prill 1992-mars 1997.
U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e ‘Krimeve kundër njerëzimit” bashkë me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD. Më pas ai u la i lirë më 10 korrik 2000.
Halit Shamata, ish-ministër i Brendshëm, 11 korrik 1996-12 mars 1997. U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim së bashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-ve të PD-së. Pas disa javësh lirohet nga gjykata. Më 10 korrik 2001, prokuroria pushoi çështjen për mungesë provash dhe më pas gjykata i dha pafajësi.
-Perikli Teta, ish-ministër i Brendshëm, nga periudha 24 prill, deri në 28 shtator 1998. Ish-zyrtar u arrestua më 19 qershor 1999 në sallën e gjyqit gjatë procesit për vrasjen e ish-kryetarit të PD-së, Azem Hajdari, por më pas u lirua pas disa orësh me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Osman Shehu, ish-ministër i Turizmit (periudha 1992-1993). Shehu u arrestua në 1999 nën akuzën për ‘shpërdorim detyre’ dhe më pas u shpall i lirë nga gjykata.
Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta gjatë periudhës 2009-2013. U arrestua më 29 janar 2016 për shpërdorim të detyrës. Gjykata e Faktit vendosi që ai të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












