Futboll
Milot Rashica në hall të madh, “nuk guxon” të shënojë se i nevrikos bastexhinjtë
Milot Rashica ka përjetuar ditë të mrekullueshme në fushën e gjelbër. Si zëvendësues, ai shkëlqeu, por edhe në ekipin kombëtar të Kosovës paraqiti lojë të mirë.
Vetëm se në Aeroportin e Prishtinës ai kaloi një çast të pakëndshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Natyrisht se ai gjithashtu kishte dëgjuar që pas goditjes së lirë kundër Eintrachtit, një bastexhi nga Nordrhein-Westfalen kishte qenë veçanërisht i gëzuar, sepse pas golit të shënuar nga Miloti, ai kishte fituar 250,000 euro, nga basti i tij minimal prej një euro.
Megjithatë, kjo nuk mund të thuhet edhe për një shqiptar që mesfushorin e ëerderit e ka takuar në Prishtinë. “Në aeroportin e Prishtinës, takova një person që me shënimin e golit tim ndaj Frankfurtit, kishte humbur një sasi të hollash”, rrëfen Milot Rashica, duke qeshur.
“Familja ime ishte aty duke pritur për mua, ndërsa personi erdhi drejtpërdrejt tek unë për të ma treguar këtë humbje”. Në fund, zemërimi për humbjen ndoshta nuk ishte edhe aq i madh, informon më tej Albinfo.ch. “Ai qeshi dhe më luti për një foto. Unë mendoj se ai nuk ka humbur shumë para, sepse ai nuk ishte me të vërtetë i nevrikosur”, ka përfunduar Miloti në një shkrim pak më të gjatë të mediave gjermane.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













